Burimi:
Telesport.al

Superkompjuteri “revizionon” veten pas çerekfinaleve të para, ja shanset e secilit për ta fituar Champions-in
👁2348
“Superkompjuteri” i Opta-s ka përditësuar të dhënat e tij pas ndeshjeve të para çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe ka publikuar probabilitetet për fitimin e trofeut nga secila skuadër, bazuar në analizën statistikore të numrave. Favoriti i ri, që i ka parakaluar të gjithë, është Arsenali, i cili mposhti Real Madridin 3-0 në Londër. Skuadra e Mikel Arteta ka tashmë probabilitet prej 27.8% për ta fituar trofeun e Champions-it. Para kësaj përballjeje me madrilenët, Arsenali ishte në vendin e tretë me 15.6%. Sipas statistikave, “Topçinjtë” kanë 95.7% mundësi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Për Real Madridin, kampionin në fuqi të...