Superiore/ Nuk ka gola në Rrogozhinë, barazimi mes Egnatias dhe Vllaznisë bën të lumtur… Elbasanin

Superiore/ Nuk ka gola në Rrogozhinë, barazimi mes Egnatias dhe Vllaznisë bën të lumtur… Elbasanin

Java e 28 e Superiores nisi me supersfidën e pretendentëve, mes Egnatias dhe Vllaznisë, e luajtur në Rrogozhinë dhe e mbyllur pa gola. Pjesa e parë nisi me ritëm të lartë nga vendasit, që tentuan disa herë të gjenin golin me Albanesen dhe Jahajan në minutat e para, por u ndalën nga portieri Pohls. Ekuipi i Edlir Tetovës u tregua dominues në pjesën e parë, por rrjetat qëndruan të paprekura. Në pjesën e dytë shkodranët tentuan të reagonin, ndërsa gjërat u vështirësuan për rrogozhinasit, të cilët ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Xhemajlit në minutën e 71’. Në pjesën e mbetur të lojës ekipet tentuan të gjenin golin, por asnjë nga rrjetat nuk u tund. Kështu dy pretendentët e këtij...