Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Superiore & Kategoria e Parë, nesër hidhet shorti për kalendarin e kampionateve për edicionin 2025-2026
Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për kalendarin e edicionit të ri të “Abissnet Superiore 2025–2026” dhe të “Kategorisë së Parë 2025–2026”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 87-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe për kampionatin e Kategorisë së Parë do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore, përfaqësues të klubeve të Kategorisë së Parë, si dhe përfaqësues të medias. Eventi do të transmetohet live në kanalin zyrtar të FSHF-së...