Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Superbomba amerikane mbi bunkerët bërthamorë iranianë, përdoret për herë të parë penetruesi GBU-57 MOP
Në orët e para të 22 qershorit 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një sulm ajror të paprecedentë ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit, duke shënjestruar strukturat në Fordow, Natanz dhe Isfahan. Operacioni u krye nga bombarduesit strategjikë “B-2 Spirit”, ndër më të sofistikuarit në arsenalin amerikan, të cilët lëshuan për herë të parë në një operacion real super-bombën GBU-57 MOP (Massive Ordnance Penetrator), armën më të fuqishme konvencionale antibunker të krijuar ndonjëherë. Çfarë është GBU-57 MOP?GBU-57 MOP është një bombë penetruese e projektuar për të goditur objektiva të thellë dhe të fortifikuar nëntokësorë, si bunkere komanduese, depo armatimesh...