‘Summer Culture’ sjell produksione ndërkombëtare në skenën e Prishtinës

‘Summer Culture’ sjell produksione ndërkombëtare në skenën e Prishtinës

Festivali ndërkombëtar i arteve performuese “Summer Culture” nis këtë të martë në Prishtinë, duke bërë bashkë krijues të teatrit, interpretues, autorë, studiues dhe publik nga Kosova dhe jashtë saj. Edicioni i trembëdhjetë mbahet nga 15 deri më 20 shtator 2026. Programi teatror paraqet gjashtë produksione nga Kosova, Rumania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Polonia dhe Turqia, të shoqëruara nga biseda me artistë, premiera e një leximi skenik, sesione rrjetëzimi, konferenca teatrore, biseda pas shfaqjeve, një memorandum bashkëpunimi dhe çmimet e festivalit. Duke vendosur artistë vendorë dhe ndërkombëtarë brenda të njëjtit program, festivali nxit shkëmbimin, lidhjet afatgjata dhe bashkëpunime të reja përtej kufijve. Festivali ka karakter garues dhe shpërblen trupat pjesëmarrëse për aktrimin, regjinë dhe kontributin e tyre artistik.  Shfaqjet do të jepen në hapësirën e qendrës “Barabar”,partner i festivalit. Në jurinë e Festivalit sivjet janëSuela Konjari nga Shqipëria, Erleta Rexhepi dhe Ana Bateva. Konjari është njjë nga aktoret...