Sulmuesi shqiptar po rrëmben vëmendjen në Championship, tund sërish rrjetën në kampionat

Sulmuesi shqiptar po rrëmben vëmendjen në Championship, tund sërish rrjetën në kampionat

Lorent Tolaj është padyshim një nga lojtarët shqiptarë me formën më të mirë të momentit. Sulmuesi 24-vjeçar po shkëlqen në Championship, ku po vijon me të njëjtin ritëm që kishte edhe në League One. Tolaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Bristolit. Ai ka shënuar në minutën e 65-të golin e vetëm për skuadrën e tij, e cila humbi me shifrat 4-1 përballë Southampton-it. Ky ishte goli i 2-të në 6 ndeshje të zhvilluara për lojtarin shqiptar, që gjithashtu numëron edhe një asist në kampionat./Sport Ekspres/