Sulmohet selia e PS-së, trazira te Kryeministria. Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit në rrugicat e Tiranës

Sulmohet selia e PS-së, trazira te Kryeministria. Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit në rrugicat e Tiranës

Protesta e qytetarëve në Tiranë është shtrirë edhe përtej Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar në rrugicat e Tiranës. Sipas raportimeve nga terreni, policia po ndjek protestuesit këmba këmbës, ndërsa gjatë përplasjeve janë djegur kazanë të mbeturinave. Në terren janë vendosur edhe autobotët e ujit, të cilët po përdoren në përpjekje për të shpërndarë turmën. Situata mbetet e tensionuar, me efektivët e policisë dhe protestuesit përballë njëri-tjetrit. Tre persona kanë mbërritur deri më tani në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së 18 tetorit. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një njoftim të publikuar në orën 16:00. Personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e...