Sulmohet selia e PS-së/ Ndërhyn policia, nga brenda godinës dolën persona me shkopinj

Sulmohet selia e PS-së/ Ndërhyn policia, nga brenda godinës dolën persona me shkopinj

Revolta studentore po vijon edhe këtë të dielë, në ditën e 6-të. Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat. Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës. Sakaq nga brenda selisë, kanë dalë disa persona me shkopinj duke sulmuar protestuesit. Ata kanë thënë se janë anëtarë të Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve me qëllim shpërndarjen e tyre. Përplasjet nisën më herët pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit sulmuan me gurë dhe molotov autobotin e policisë. Uniformat blu u kundërpërgjigjën...