Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmohet qendra mjekësore në Gazë, ndërrojnë jetë 10 fëmijë
Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke vrarë 10 fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar. Pamjet e verifikuara nga sulmi në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shfaqin trupat e grave dhe fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku, raporton Reuters. Një video tjetër shfaq disa fëmijë të palëvizshëm të shtrirë mbi një karrocë gomari. “Ajo nuk bëri asgjë, ishte...