Sulmohet organizata humanitare në Gaza, vritet një punonjës, gjysmëhëna e kuqe: Nuk është gabim, Izraeli e dinte

Sulmohet organizata humanitare në Gaza, vritet një punonjës, gjysmëhëna e kuqe: Nuk është gabim, Izraeli e dinte

Organizata e gjysmëhënës së kuqe akuzoi forcat izraelite se kishin sulmuar selinë e saj në Gaza, duke vrarë 1 punonjës e duke plagosur 3 të tjerë. Siç tha, sulmi kishte shkaktuar një zjarr te madh në godinë , gjatë orëve të para të së dielës. Duke e cilësuar sulmin në qytetin jugor të Khan Junis si të qëllimshëm, gjysmëhëna e kuqe sqaroi se selia qëndrore e saj njihet mirë nga ushtria Izraeli dhe se është e shënjuar qartë me emblemën e kuqe mbrojtëse. “Ky nuk ishte një gabim. Përsërisim thirrjen për mbajtje përgjegjësie dhe mbrojtje të gjithë personelit tone”, deklaroi...