Sulmohet nga ariu në Bulqizë, humb jetën 53-vjeçari

Sulmohet nga ariu në Bulqizë, humb jetën 53-vjeçari

foto ilustruese BULQIZË- Një 53 vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja është bërë e ditur pasditen e së martës kur familjarët e të dëmtuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës. Sipas informacionit paraprak të policisë rreth orës 14:10 spitali ka njoftuar Komisariatin e Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit me inicialet U. F. rreth 53 vjeç kishin kërkuar ndihmë pasi ai dyshohej se ishte sulmuar nga një kafshë e egër konkretisht një ari. Pas njoftimit, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se 53 vjeçari kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor nën...