Sulmohet me gurë dhe sende të forta selia e PS, policia shpërndan turmën
Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës. Për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë me autobotin e ujit. Ndërkohë, nga brenda selisë kanë dalë disa persona të pajisur me shkopinj, të cilët kanë sulmuar protestuesit. Të pyetur nëse janë efektivë civilë, ata e mohuan, duke u shprehur se janë thjesht anëtarë të Partisë Socialiste. Përplasjet nisën më herët pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit sulmuan me gurë dhe molotov autobotin e policisë. Uniformat blu u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke bërë që turma të zhvendosej drejt qendrës së kryeqytetit. Ndërkohë, bilanci i pesë ditëve të para të protestave ishte 272 persona të lënduar, mes tyre 169 punonjës policie,...
Burimi:
javanews.al