Sulmohet kamioni me ushqime në Gaza, 20 viktima, debate të ashpra në OKB

Sulmohet kamioni me ushqime në Gaza, 20 viktima, debate të ashpra në OKB

20 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë natës kur një kamion që transportonte mallra për në Gaza u përmbys në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të enklavës. Ende nuk është e qartë nëse kamioni ishte i destinuar për tregtarët apo për një organizatë humanitare. Sipas gazetës nga Katari, Al-Araby Al-Jadeed, kamioni u përmbys pasi një turmë u mblodh rreth automjetit, duke e detyruar atë të devijonte në një rrugë të pasigurt, duke shkaktuar aksidentin. Ndërkohë, një zyrtar i lartë i OKB-së paralajmëroi se zgjerimi i operacioneve ushtarake izraelite brenda Gazës do të rrezikonte “pasoja katastrofike”. “Zgjerimi i luftës do të rrezikonte pasoja katastrofike për miliona palestinezë dhe mund të rrezikonte më tej jetën e pengjeve që mbeten në Gaza”, tha Miroslav...