Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë
Një sulm me dron nga forcat ruse në një platformë të mbushur me udhëtarë në qytetin ukrainas të Dnipros ka shkaktuar të paktën 14 viktima dhe 14 të plagosur. Sulmi ndodhi të enjten, ndërsa në stacion ndodhej një tren pasagjerësh që pritej të nisej drejt Zaporizhzhias. (Ekipet e shpëtimit evakuojnë një udhëtar të plagosur, pasi një sulm me dron rus vrau të paktën 14 persona dhe plagosi të tjerë në një platformë hekurudhore në Dnipro, Ukrainë. Foto: Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës/AP) Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi sulmin si të tmerrshëm dhe kërkoi që presioni ndërkombëtar ndaj Moskës të rritet. Ai paralajmëroi gjithashtu se inteligjenca ukrainase ka informacione për përgatitjen e sulmeve të tjera ruse me raketa balistike. Zelensky theksoi se sanksionet ndaj Rusisë...
Burimi:
javanews.al