Burimi:
Vizionplus.tv

Sulmi rus me 134 viktima, shkarkohet prefekti i Sumyt në Ukrainë
👁8778
Qeveria ukrainase miratoi sot, të martën, shkarkimin e prefektit të rajonit të Sumit, Volodimir Artiukh, i cili u kritikua nga disa zyrtarë për neglizhencë pas sulmit të dyfishtë raketor rus të së dielës, që vrau 35 persona dhe plagosi mbi 100 të tjerë në qytet. Qeveria njoftoi se ka miratuar projekt-dekretin presidencial për shkarkimin e tij, por vendimi zyrtar ende nuk është publikuar dhe nuk është dhënë ndonjë shpjegim zyrtar për këtë veprim. Njoftimi vjen pas një interviste të dhënë dje nga Artiukh, ku ai konfirmoi versionin e Moskës për objektivin e sulmit rus në Sumi. Një deputet dhe kryetari...