Burimi:
Top-Channel.tv

Sulmi në Sumy, Macron: Nevojiten masa të fuqishme për ta detyruar Moskën të pranojë armëpushim në Ukrainë
👁6863
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të dielën se nevojiten “masa të fuqishme” për ta detyruar Moskën të pranojë një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë, pas sulmit vdekjeprurës nga ushtria ruse në Sumi. “Të gjithë e dinë këtë: kjo luftë nisi vetëm nga Rusia”, shkroi Macron në X. “Dhe sot, është e qartë se vetëm Rusia po zgjedh për ta vazhduar atë, duke shpërfillur jetën e njerëzve, ligjin ndërkombëtar dhe përpjekjet diplomatike të presidentit [amerikan Donald Trump]”, tha ai. Më shumë se 32 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan...