Sulmi në Iran, Reuters: Hezbollohu nuk do t’i përgjigjet në mënyrë të njëanshme Izraelit

Sulmi në Iran, Reuters: Hezbollohu nuk do t’i përgjigjet në mënyrë të njëanshme Izraelit

Hezbollahu nuk ka ndërmend të përgjigjet në mënyrë të njëanshme Izraelit, pas sulmit të këtij të fundit ndaj Iranit, thotë Reuters. “Hezbollahu nuk do të sulmojë kundër Izraelit në shenjë hakmarrjeje, për sulmet e Tel Avivit ndaj Iranit”, ka thënë një zyrtar për Reuters. Ndërkohë, në një deklaratë, Hezbollahu dënoi sulmin izraelit ndaj Iranit, duke e quajtur atë një përshkallëzim të rrezikshëm nga një armik që kupton vetëm gjuhën e “vdekjes, zjarrit dhe shkatërrimit”, pa thënë nëse kishte ndërmend të përgjigjej në mbështetje të Republikës Islamike. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv