Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sulmi ndaj faqes së Bashkisë Tiranë/Zgjatet afati për regjistrim në çerdhe e kopshte
Është zgjatur afati për regjistrimet në çerdhe dhe në kopshte deri në fund të muajit qershor, pas sulmit kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës. Kështu Bashkia Tiranë njofton se platforma e-femijet.tirana.al nuk është ende në funksion, ndaj prindërit në datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund të paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, te Rruga “Barrikadave”, për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve dhe kalimet nga çerdhja në kopsht. Njoftimi: Te nderuar qytetare, Për shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025 Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve...