Sulmi me thikë në stacionin hekurudhor në Gjermani, arrestohet autorja e dyshuar, plagosi 12 persona

Sulmi me thikë në stacionin hekurudhor në Gjermani, arrestohet autorja e dyshuar, plagosi 12 persona

Një sulm me thikë ka ndodhur në stacionin hekurudhor të Hamburgut. 12 persona raportohet se u plagosën, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Një grua thuhet se është arrestuar nga policia federale. Ajo dyshohet se fillimisht përhapi panik duke bërtitur midis pasagjerëve që prisnin në platformën hekurudhore, ndërsa më pas nisi të godasë kalimtarë të rastit. Sipas gazetës gjermane “Bild”, sulmi ndodhi pranë platformave 13 dhe 14 të stacionit qendror të Hamburgut. Të plagosurit në gjendje kritike besohet se janë një i mitur dhe tre të rinj të tjerë që tentuan ta neutralizonin gruan. Motivi i sulmit është...
Burimi: Top-Channel.tv