Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sulmi kibernetik në Bashkinë Tiranë, AKSK: Izoluam përhapjen, hetim me policinë
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë KIbernetike, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me sulmin kibernetik të bërë ndaj sistemeve të Bashkisë së Tiranës. Në njoftim, thyhet se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë kufizuar përpjekjet për ndikimin e mëtejshëm të sistemeve nga ky sulm kibernetik, si dhe po punohet për rikthimin në gjendje pune të sistemeve të prekura. “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë. Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë...