Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmi kamikaz trondit Damaskun, të paktën 25 të vdekur pas shpërthimit në kishë
Një shpërthim i fuqishëm tronditi Damaskun, kryeqytetin e Sirisë, pasi një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë brenda një kishe të mbushur me besimtarë. Ngjarja ndodhi në kishën Mar Elias, e vendosur në lagjen Dwelah, një zonë me shumicë të krishterë. Sipas burimeve ndërkombëtare, të paktën 25 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të plagosurve mbetet ende i paqartë. Pamjet dhe raportimet nga vendngjarja flasin për dëme të mëdha materiale dhe skena tronditëse. Sulmi ndodhi në një kohë kur kisha ishte e frekuentuar nga besimtarë lokalë, duke e bërë shpërthimin edhe më tragjik. Autoritetet siriane dhe ekipet e emergjencës...