No Image Available

Sulmi i përgjakshëm në fluturimin Dubai-Tel Aviv/ Netanyahu fajëson Iranin?

Një incident i rëndë është regjistruar në një fluturim të kompanisë Flydubai nga Dubai drejt Tel Avivit, ku një pilot indian është plagosur me thikë gjatë fluturimit. Sulmuesi u neutralizua nga pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit, ndërsa avioni u devijua dhe u ul i sigurt në Arabinë Saudite. Ngjarja ndodhi në fluturimin FZ1073, i cili transportonte 174 persona nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait drejt Aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv. Rreth dy orë pas nisjes, avioni humbi rreth 17 mijë këmbë lartësi dhe ekuipazhi sinjalizoi një emergjencë, së bashku me një alarm për rrëmbim. Piloti indian Smit Machchhar mbeti i plagosur gjatë përleshjes me sulmuesin dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital. Sipas dëshmive të pasagjerëve, pavarësisht plagëve, ai arriti të hapte derën e...