Sulmi i përgjakshëm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur nga bombardimet e rebelëve Huthi në Arabinë Saudite!

Sulmi i përgjakshëm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur nga bombardimet e rebelëve Huthi në Arabinë Saudite!

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale, ndërsa operacionet në aeroportin ndërkombëtar King Khalid janë pezulluar. Sipas autoriteteve saudite të aviacionit civil, mes viktimave janë katër shtetas sauditë, dy nga Bangladeshi dhe nga një shtetas i Shteteve të Bashkuara, Jordanisë, Palestinës, Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit. Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Dëmet në aeroport janë ende duke u vlerësuar, ndërsa dëshmitarët raportojnë skena paniku. Një person që ndodhej në terminalin e fluturimeve të brendshme tha se pa portën 401 të goditej dhe njerëz të plagosur para syve të tij. “Të gjithë po vraponin”, tha dëshmitari, duke përshkruar momentet e...