Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmi amerikan/ Kancelari Merz: Irani të rifillojë menjëherë bisedimet me SHBA, të gjendet një zgjidhje diplomatike
Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi të dielën Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pa vonesë pas sulmeve ajrore të SHBA-së gjatë natës në centralet kryesore bërthamore iraniane, duke paralajmëruar për rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe duke nënvizuar mbështetjen e Berlinit për një zgjidhje diplomatike. ‘Irani duhet të hyjë menjëherë në negociata me SHBA-në dhe Izraelin dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin’, tha Merz, sipas një deklarate nga zëdhënësi i tij Stefan Kornelius. Qeveria gjermane ka vlerësuar se ‘pjesë të mëdha të programit bërthamor të Iranit janë dëmtuar nga sulmet ajrore’, shtoi Kornelius, duke iu...