Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet ruse në Ukrainë, dy të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe shkatërrime të mëdha
Një sulm rus në Kiev ka shkaktuar dy viktima dhe 13 të plagosur. Gjithashtu edhe dëme të mëdha materiale në ndërtesa banimi dhe objekte publike. Sipas autoriteteve lokale, sulmet ndodhën në gjashtë lagje të qytetit, përfshirë Shevchenkivskyi dhe Podilsky. Mbetje të dronëve goditën çatitë e ndërtesave, automjete dhe depo, duke shkaktuar zjarre masive dhe shpërthime të fuqishme. “Ndërtesa banimi, automjete, depo, ndërtesa zyrash dhe jo-banesore po digjen,” deklaroi Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, përmes një postimi në Telegram. “Fatkeqësisht, kemi dy të vdekur. Këta njerëz u vranë nga rusët. Kjo është një humbje e tmerrshme”, shtoi ai....