Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmet në Iran, OKB bën thirrje për armëpushim: Duhet të inspektojmë centralet bërthamore iraniane
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, ka bërë thirrje për një armëpushim në Iran, në mënyrë që të lejojë inspektimet e IAEA-s në centralet bërthamore të Iranit. Në një deklaratë drejtuar bordit të guvernatorëve të IAEA-s në Vjenë, ai tha “Vërtetimi i fakteve në terren është një parakusht për çdo marrëveshje dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes inspektimeve të IAEA-s.” Më tej ai shtoi se “Duhet të ketë një ndërprerje të armiqësive që të mbizotërojnë kushtet e nevojshme të sigurisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që Irani të lejojë ekipet e IAEA-s të hyjnë në vendet për...