Sulmet ndaj mediave online, në shënjestër edhe ZËRI Albania, reagon Unioni i Gazetarëve

Sulmet ndaj mediave online, në shënjestër edhe ZËRI Albania, reagon Unioni i Gazetarëve

ugsh TIRANË- Faqet zyrtare të disa mediave online në rrjetet sociale janë përballur me kufizime në publikime, ndërsa Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ngritur shqetësimin për një valë sulmesh ndaj mediave në platformat e META-s. Mes mediave të prekura përmendet edhe ZËRI Albania, së bashku me Versus Albania, Replike Albania dhe JOQ Albania. Në një reagim të publikuar më 16 tetor Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bën me dije se ka marrë ankesa nga përfaqësues të mediave online, të cilët kanë raportuar probleme me faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, duke u detyruar të kufizojnë publikimet ose duke humbur aksesin e zakonshëm në këto platforma. Sipas UGSH-së situata mund të jetë pjesë e një vale sulmesh që prek disa media, ndërsa organizata thekson se është...