Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Akt vetëmbrojtjeje përballë kërcënimit bërthamor
👁4511
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se sulmet ajrore të ndërmarra ndaj objektivave në Iran ishin një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Në një fjalim të drejtpërdrejtë, ai theksoi se operacioni synonte të ndalonte përparimin bërthamor të Iranit, që sipas tij përfaqësonte një kërcënim ekzistencial për Izraelin. “S’bëhet fjalë për agresion, por për vetëmbrojtje,” tha Netanyahu, duke shtuar se objektivat ishin të natyrës ushtarake dhe bërthamore dhe ishin zgjedhur me kujdes për të shmangur dëmtimin e civilëve. Ai nënvizoi se Izraeli nuk kërkon përshkallëzim, por është i gatshëm të reagojë fuqishëm ndaj çdo sulmi hakmarrës. Kryeministri izraelit...