Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, ngrihet aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe

Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, ngrihet aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq qershorin e vitit 2023. Në njoftim, Prokuroria e identifikoi të akuzuarin vetëm me iniciale, por Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për deputetin Simiq. Ai akuzohet për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Sipas njoftimit, Simiq më 16 qershor 2023 gjatë protestave kundër vizitës së ministrit, tashmë në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, “me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë...
Burimi: Sot.com.al