Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet izraelite, mbi 1 mijë viktima në Iran
Autoritetet iraniane kanë përditësuar shifrat zyrtare të viktimave pas përplasjes së fundit ushtarake me Izraelin, duke bërë me dije se të paktën 1060 persona kanë humbur jetën. Sipas burimeve qeveritare, numri mund të shkojë deri në 1100, për shkak të plagëve të rënda që kanë pësuar shumë nga të lënduarit. Lajmi u konfirmua nga Saeed Ohadi, drejtues i Fondacionit iranian për Dëshmorët dhe Veteranët, gjatë një interviste për televizionin shtetëror, e cila u citua gjithashtu nga gazeta izraelite Haaretz. Në fillim të ofensivës që zgjati 12 ditë, autoritetet iraniane tentuan të minimizonin impaktin e bombardimeve izraelite, por me kalimin e...