Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmet e SHBA-së në Iran/ Presidenti i Këshilli të BE-së: Palët të përmbahen, civilët, viktima të një përshkallëzimi…
Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, u ka bërë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar pas sulmeve të fundit ajrore të SHBA-së në lokacionet bërthamore iraniane, transmeton Anadolu. “U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë bërthamore”, shkroi Costo në platformën sociale X. Ai tha se është “thellësisht i alarmuar nga lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme” dhe theksoi se diplomacia mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe siguri në rajon. “Shumë civile do të jenë përsëri viktima të një përshkallëzimi të mëtejshëm. BE-ja...