Sulmet e rebelëve Huthi, Arabia Saudite njofton zgjatjen e pezullimit të fluturimeve!
Autoriteti i Aviacionit Civil në Arabinë Saudite zgjati të hënën pezullimin e operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad pasi objekti u vu në shënjestër të sulmeve të njëpasnjëshme nga rebelët Huthi. Shteti i Gjirit Persik tha se po ndërmerrte masa pasi militantët e Jemenit vranë 14 persona dhe plagosën mbi 320 të tjerë gjatë sulmeve të kryera të shtunën dhe të dielën ndaj aeroportit. Televizioni shtetëror saudit transmetoi pamje nga kamerat e sigurisë që tregonin pasagjerë të mbuluar nga tymi dhe mure që shembeshin, ndërsa prisnin në radhë në terminalin e aeroportit për të hipur në një avion pikërisht në momentin kur goditi raketa e lëshuar nga Huthët. “Aeroporti ndërkombëtar “Mbreti Khalid” po qëndron i mbyllur për të përfunduar verifikimin e sigurisë së...
Burimi:
javanews.al