Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmet e Izraelit, vritet shefi i Gardës Revolucionare të Iranit. Kush është Hossein Salami, i sanksionuar nga OKB dhe SHBA
👁12461
Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane. Ai është në mesin e disa udhëheqësve të lartë që kanë humbur jetën në këtë sulm. Fereydoon Abbasi, ish-kreu i Organizatës për Energji Atomike, është vrarë gjithashtu, kanë raportuar mediat shtetërore. Një zyrtar izraelit tha se sulmet kishin në shënjestër “programin bërthamor të Iranit dhe objektiva të tjerë ushtarakë”. Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, është ndoshta udhëheqësi më i lartë iranian që është vrarë nga sulmet izraelite. Salami u bashkua për herë të parë me Gardën Revolucionare në...