Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet amerikane ndaj Iranit: 14 bomba “bunker-buster” dhe 125 aeroplanë në aksion
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha të dielën se sulmet ushtarake amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishin një sukses i jashtëzakonshëm dhe dërrmues, që kanë shkatërruar plotësisht ambiciet bërthamore të Teheranit. Sulmet përfshinë 14 bomba për shkatërrimin e bunkerëve, dhjetëra raketa Tomahawk dhe mbi 125 aeroplanë ushtarakë. “Ambiciet bërthamore të Iranit janë shkatërruar plotësisht”, tha Hegseth gazetarëve në një konferencë për shtyp, duke shtuar se sulmet nuk kishin në shënjestër ushtarë apo civilë iranianë. “Operacioni që planifikoi presidenti [amerikan, Donald] Trump ishte i guximshëm dhe i shkëlqyer, duke treguar botës se frikësimi amerikan është rikthyer. Kur ky president...