Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulme me shiringa gjatë festivalit të muzikës në rrugë në Francë, 145 të plagosur dhe disa të shtruar në spital
Franca është tronditur nga një valë sulmesh me shiringa gjatë festivalit vjetor “Fête de la Musique”, ku 145 persona raportuan se janë therur në mënyrë të mistershme në ngjarje të ndryshme në mbarë vendin. Policia ka arrestuar 12 persona të dyshuar, ndërsa hetimet janë duke vijuar intensivisht. Incidentet kanë ndodhur në qytete të ndryshme, përfshirë Parisin, ku vetëm në kryeqytet janë shënuar 13 raste. Zyrtarët po hetojnë nëse janë përdorur substanca të rrezikshme si GHB apo Rohypnol, që lidhen me krime seksuale, ndërsa mbi një duzinë grash dhe vajzash të mitura janë shtruar në spital. Influencues dhe autoritete kanë paralajmëruar...