Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit selia e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit selia e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Një dron rus ka goditur selinë e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në qendër të Kievit, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Sulmi ndodhi të premten pasdite, ndërsa droni synoi një zyrë të përdorur nga kreu i shërbimit të sigurisë, Oleksandr Poklad. Zelensky tha se droni ishte drejtuar drejtpërdrejt ndaj zyrës së drejtuesit të SBU-së dhe deklaroi se i ka kërkuar Pokladit një “përgjigje të përshtatshme dhe të prekshme” ndaj Rusisë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiha e cilësoi sulmin si një “përshkallëzim të madh” që kërkon reagim të vendosur. Nga sulmi janë plagosur të paktën pesë persona, sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Një kafene pranë godinës është dëmtuar gjithashtu dhe një klient është dërguar në spital. Pamjet nga vendngjarja tregojnë...