Sulm me thikë në shkollën franceze, një i vrarë dhe tre të plagosur

Sulm me thikë në shkollën franceze, një i vrarë dhe tre të plagosur

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të enjte, më 24 prill, në gjimnazin “Notre-Dame-de-Toutes-Aides” në qytetin Nantes të Francës. Një nxënës 15-vjeçar, që ndjek vitin e dytë në këtë shkollë, hyri në ambientet e institucionit me një thikë dhe sulmoi katër bashkëmoshatarë të tij. Sipas burimeve pranë hetimit, i riu u ngjit fillimisht në katin e dytë të godinës dhe goditi një vajzë me thikë. Më pas, ai zbriti në katet më poshtë dhe hyri në dy klasa të ndryshme, ku plagosi edhe tre nxënës të tjerë. Fatkeqësisht, një nga viktimat ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra....
Burimi: Javanews.al