Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, raportohet për disa të plagosur

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, raportohet për disa të plagosur

Një sulm me thikë ka ndodhur këtë të enjte në një qendër tregtare në Tampere të Finlandës. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur rreth orës 16:30. Nuk është e qartë se sa njerëz janë plagosur ose cila është gjendja e tyre shëndetësore. Një dëshmitar okular i tha medias finlandeze se pa kalimtarë duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të shtrirë përtokë, e cila ishte e mbuluar me gjak. Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dukke deklaruar se nuk ka më rrezik për publikun.  Motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.
Burimi: Vizionplus.tv