Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur, arrestohet një 20-vjeçar
Disa persona u plagosën në një sulm me thikë të enjten në qendër të Tampere-s, Finlandë, pranë një qendre tregtare. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, ndërsa nuk është e qartë se sa persona janë plagosur ose cila është gjendja e tyre shëndetësore. Një dëshmitar okular i tha medias finlandeze se pa kalimtarë duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të shtrirë në tokë, të mbuluar me gjak. Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dhe thotë se nuk ka më rrezik për publikun. Motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.