Sulm me thikë ndaj dekanes së Fakultetit të Filozofisë në Serbi

Sulm me thikë ndaj dekanes së Fakultetit të Filozofisë në Serbi

Në një tubim proteste para Fakultetit Juridik në Nish, u sulmua dekania e Fakultetit të Filozofisë, Natalija Jovanoviç. Ajo u godit me thikë nga një grua e cila u arrestua. Dëshmitarët thonë se për protestën e sotme ishin mbledhur profesorët dhe se një grua e panjohur fillimisht hodhi një kanaçe drejt dekanit, qytetarët iu afruan, por ajo më pas nxori një thikë. Raportohet se policia ka arrestuar të dyshuarën, ndërsa dekania është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Syri.net