Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulm me armë në Manhatan, agresori qëllon për vdekje katër persona e më pas vret veten
Katër persona mbetën të vdekur pas një sulmi me armë në disa zyra në Manhatan në Nju Jork mbrëmjen e të hënës. Një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ndërsa edhe agresori pasi kreu sulmin vrau veten duke e çuar numrin e viktimave në 5. Ngjarja tronditëse është fiksuar nga kamerat e sigurisë ku duket sulmuesi i cili del i armatosur nga një automjet dhe iu drejtohet zyrave. Ai qëlloi fillimisht oficerin e sigurisë që ndodhej në hyrje për të vazhduar më tej në holl. Më pas ai mori ashensorin deri në katin e 33 të ndërtesës ku qëlloi sërish ndaj...