Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr
Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit , duke shkaktuar një zjarr. Organizata Britanike e Sigurisë Detare, UKMTO njoftoi se ekuipazhi i anijes është i sigurt, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për ndikime mjedisore nga incidenti. As identiteti i anijes dhe as origjina e raketës nuk janë zbuluar, ndërsa të premten Omani njoftoi shpëtimin e 25 anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje tjetër tregtare që u sulmua në bregdetin e saj. Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë incidentin dhe po u bëjnë thirrje anijeve në zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë. Incidenti ndodhi mes një vale sulmesh ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Të premten, autoritetet...
Burimi:
javanews.al