Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Sulm i dobët, tani dua paqe”, Trump pas raketave drejt bazës amerikane në Katar: Falënderoj Iranin që na njoftoi më parë, tani të nisim negociatat
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve iraniane ndaj bazave ushtarake të SHBA-së në Katar. Ai ka shkruar në Truth Social se nga sulmet s’ka pasur as të vrarë e as të plagosur. Trump e falënderoi udhëheqësin e lartë të Katarit “për gjithçka që ka bërë në kërkimin e paqes për rajonin”. “Irani i është përgjigjur zyrtarisht shkatërrimit të objekteve të tij bërthamore nga ana jonë me një kundërpërgjigje shumë të dobët, ashtu siç e kishim parashikuar, dhe që e kemi neutralizuar me shumë efektivitet. Janë lëshuar 14 raketa, 13 prej tyre janë rrëzuar, ndërsa 1 është “lënë e...