Sulm i armatosur në një klinikë rehabilitimi droge në Sinaloa, vriten 9 persona në Meksikë

Sulm i armatosur në një klinikë rehabilitimi droge në Sinaloa, vriten 9 persona në Meksikë

Nëntë persona u vranë në një sulm të armatosur në një klinikë rehabilitimi nga droga në Sinaloa në veriperëndim të Meksikës. Sulmi u krye në agim në Culiacan, kryeqyteti i shtetit, ku kanë shpërthyer përleshjet e ashpra që nga shtatori midis dy fraksioneve të kartelit Sinaloa. Nga përleshjet kanë vdekur qindra persona dhe dhjetëra janë të zhdukur. Fillimisht, tetë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një grup personash të armatosur thyen dyert e klinikës dhe hapën zjarr ndaj njerëzve brenda. Disa orë më vonë, njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Ky është sulmi i shtatë në qendrat e rehabilitimit...
Burimi: Syri.net