Sulm i armatosur ndaj policisë në SHBA! Dy të plagosur rëndë në Pensilvani

Sulm i armatosur ndaj policisë në SHBA! Dy të plagosur rëndë në Pensilvani

Dy oficerë të policisë shtetërore janë qëlluar me armë në verilindje të shtetit të Pensilvanisë, ka konfirmuar guvernatori Josh Shapiro. Sipas policisë shtetërore, efektivët u qëlluan teksa po i përgjigjeshin një thirrjeje emergjente dhe u transportuan menjëherë në spitalet lokale për trajtim. “Rreth një orë më parë, në qarkun Susquehanna, dy oficerë të policisë shtetërore u qëlluan me armë. Po lutemi për shërimin e tyre,” tha guvernatori Shapiro. Ngjarja ndodhi rreth 64 kilometra në veri të qytetit Scranton, Pensilvani. Shapiro e dha lajmin gjatë një aktiviteti ku po merrte pjesë pranë Filadelfias dhe deklaroi se do të nisej drejt vendit të ngjarjes. “Ngjarja mbetet ende e paqartë dhe informacionet mbi autorin do të bëhen të ditura më vonë,” tha policia shtetërore në një deklaratë. Senatori...