Sulm brutal ndaj të riut/ Polici i ‘Shqiponjave’ del huq me shkop gome: Mos lëviz… Çfarë gazetari je…

Sulm brutal ndaj të riut/ Polici i ‘Shqiponjave’ del huq me shkop gome: Mos lëviz… Çfarë gazetari je…

Pamje shqetësuese nga protesta e sotme e studentëve tregojnë një efektiv të FNSH-së që ndjek me vrap një të ri protestues dhe, në një moment, ngre krahun dhe e godet me shkop gome, por për fat të mirë nuk arrin ta kapë. Në atë çast skandaloz ndërhyn një gazetar, i cili i kërkon policit ta lërë të riun, por efektivi i përgjigjet me tone sfiduese: “Çfarë gazetari je ti?”. Kjo sjellje brutale ndaj të rinjve protestues tregon edhe njëherë tjetër sjelljen e papranueshme dhe masat jo proporcionale të ndërmara nga Policia e Shtetit, e cila duket se ka si synim mbytjen e protestës studentore dhe jo mbarëvajtjen e saj.