Sulltane Safija nga Dukagjini, një nga gratë më të fuqishme në histori

Sulltane Safija nga Dukagjini, një nga gratë më të fuqishme në histori

Arbëria ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Portës së Lartë. Numërohen jo pak, por 39 kryeministra me origjinë shqiptare që e qeverisën atë për 150 vjet me radhë. Burrat ndoshta ishin një gjë e zakonshme në sundim. Por, ajo që mahnit është sulltanati i grave dhe, veçanërisht atyre me origjinë shqiptare. Arkivat dëshmojnë se ekzistojnë disa emra që luajtën rol vendimtar në fatet e dinastisë. Njëra prej tyre ishte Sulltane Safije (Safiye Sultan). Fatos Salliu Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare. Njihej edhe si “Valide Sulltane” dhe “Haseki Sulltane”. Religjioni islam – më parë katolike. Bashkëshort i saj ishte Sulltan Murati i III-të. Kishte fëmijë Mehmetin e III-të, Sulltane Aishen dhe Sulltane...