Sula: Policia dhunon studentët në Universitetin e Vlorës, Rama i frikësuar nga protesta historike e të rinjve

Sula: Policia dhunon studentët në Universitetin e Vlorës, Rama i frikësuar nga protesta historike e të rinjve

Partia Demokratike ka reaguar për dhunën policore në Universitetin e Vlorës. Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se, policia ka dhunuar studentët. Sipas saj, Edi Rama është i frikësuar nga protesta historike e rinisë. Ajo ka kërkuar hetimin urdhëruesit dhe autorëve të dhunës ndaj studentëve të Universitetit të Vlorës. Deklarata e Lili Sulës: Ndërhyrja e policisë në universitetin e Vlorës, dhe ndalimi i disa studentëve, është akt i rëndë kundër lirisë akademike dhe të drejtës për protestë. Dhuna e forcave të policisë synon fashitjen e  protestës historike të të rinjve, ndërkohë që studentët e gjimnazistët e Shqipërisë  po përballen  çdo ditë me dhunë çnjerëzore, arrestime,  kjo është pasqyra më besnike e frikës që ka mbërthyer...