Sueton Zhugri: Mbi tavolinë kam lënë adresën…

Sueton Zhugri: Mbi tavolinë kam lënë adresën…

Mbi tavolinë kam lënë adresën e varritqë të shkosh të ujisësh fotografinëdhe lulet në verë, (mos u merr erë,është shumë herët)Si edhe dyrrotakun e vjetër, diellin nuk ta vjedh kush, dil e ngrohu kur e sa të duash.Po ta lë ty, siç ma la ime më.Hënën me yjet mblidhi në një shportëe mbaji si kurorë mbi çati. Janë të gjithë tuat. Puhizën e agut thellë mbi liqene paç amanet, thithe deri në fund, nuk ka gjeografi, as padron.Edhe këngën e rosave t’egra. Ruaje në shpirt.Mos prit nga të tjerë. Ke lindur i lirë.Puth vetëm këmbët e tua, edhe kur mbyll...