Burimi:
Sot.com.al

Sudani njeh Pavarësinë e Kosovës, Osmani: Fillimi i një partneriteti madhështor
👁2770
Kosova ka marrë një njohje të re për pavarësinë e saj, pasi Sudani e ka njohur këtë të shtunë, njoftoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar të lidhin marrëdhënie diplomatike, duke theksuar se ky është fillimi i një partneriteti të madh. Kjo njohje nga Sudani është e dyta për Kosovën brenda një jave, pasi më parë, në fund të marsit, edhe një shtet tjetër afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës.